Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të komunës Topojan, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

 

Lista me 67 (gjashtëdhjetë e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 446 (katërqind e dyzet e gjashtë).

 

2.     Ndryshimet që i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
27/01/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim