Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit  nr. 8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Në vendimin nr.730, datë 7.11.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

 

a)     Shtojca nr.1, që i bashkëlidhej vendimit, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

b)     Pika 3 shfuqizohet.

 

2.     Vendimi nr.614, datë 12.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien në përdorim Agjencisë së Prokurimit Publik të disa mjediseve të ndërtesës (godinës) së ish–INIMA-s”, shfuqizohet.

 

3.     Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Integrimit, Avokati i Prokurimeve Publike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
20/01/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim