Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 29, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 16, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Kёshillit tё Ministrave, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t’i shtohet fondi prej 10 000 mijё lekësh, për shpenzime korrente.

2. Ministrisë së Mbrojtjes, nga buxheti i miratuar për vitin 2006, t’i pakёsohet fondi fondi prej 10 000 mijё lekësh, për shpenzime korrente.

3. Ministrisё sё Drejtёsisё, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, nё programin “Planifikim-menaxhim-administrim”, t’i shtohet fondi prej 10 590 mijё lekësh, për shpenzime kapitale, si dhe t’i pakёsohen, pёr shpenzime kapitale, pёr kёtё vit, pёrkatёsisht, 1 008 mijё lekё, nё programin “Mjekёsia ligjore”, dhe fondi prej 9 582 mijё lekёsh nё programin “Drejtoria e Pёrgjithshme e Burgjeve”.

4. Ministrisë së Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve, nё buxhetin e miratuar për vitin 2006, pёr shpenzime kapitale, nё programin “Trashёgimia kulturore”, t’i pakёsohet fondi fondi prej 6 561 mijё lekësh dhe po nё shpenzimet kapitale t’i shtohet fondi prej 6 561 mijё lekёsh, nё programin “Arti dhe kultura”.

5. Ngarkohen Ministria e Financave, Kёshilli i Ministrave, Ministria e Drejtёsisё, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve, dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
27/12/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim