Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe tё ligjit nr.9464, datё 28.12.2005, “Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2006”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DPAC), që, për fondin limit prej 5 000 000 (pesё milionё) lekёsh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqёrinё “Tirana Airport Partners”, shpk, Tiranё, pёr financimin e pjesshёm, me objekt prokurimi “Studimi i zhvillimit tё trafikut nё aeroportin e Kukёsit dhe tё zonёs Vlorё-Sarandё”.

2. Fondi prej 5 000 000 (pesё milionё) lekёsh tё pёrballohet nga buxheti i shtetit, i vitit 2006, zёri “Investime”, miratuar pёr Drejtorinё e Pёrgjithshme tё Aviacionit Civil.

3. Vlera e plotё e studimit arrin nё shumёn 10 043 000 (dhjetё milionё e dyzet e tre mijё) lekё, nga e cila diferenca prej 5 043 000 (pesё milionё e dyzet e tre mijё) lekёsh do tё financohet nga shoqёria “Tirana Airport Partners”, shpk, Tiranё.

4. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
20/12/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim