VENDIM PER NJË RISHPËRNDARJE FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, TË MIRATUAR PËR MINISTRINË E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE, NGA ZËRI “KOSTO LOKALE”, NË PROGRAMIN 105, “ADMINISTRIMI I PYJEVE”, TE ZËRI “KOSTO LOKALE” , NË PROGRAMIN 103, “MBËSHTETJE PËR PESHKIMIN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Rishpërndarjen e fondit prej 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekësh, miratuar në buxhetin e vitit 2006, për Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, me qëllim plotësimin e nevojave për kosto lokale shtesë për “Projektin Pilot të Zhvillimit të Peshkimit”, financuar me kredi nga Banka Botërore, nga zëri investime, “Kosto lokale”, i programit 105, “Administrimi i Pyjeve”, te zëri investime, “Kosto lokale”, i programit 103, “Mbështetje për peshkimin”.
2. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
15/12/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA