VENDIM PËR DHËNIE SHTESË FONDI KOMUNËS LOPËS, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS, PËR PËRBALLIMIN E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA SHPËRTHIMI I DEPOVE ME MUNICION LUFTARAK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës sё Shqipërisë”, të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, dhe tё neneve 31 e 32/a, tё ligjit nr.8756, datё 26.3.2001, “Pёr emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshёm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Komunёs Lopёs, tё qarkut tё Gjirokastrёs, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t’i shtohet fondi prej 6 600 000 (gjashtё milionë e gjashtёqind mijё) lekësh, pёr pёrballimin e dёmeve, tё shkaktuara nga shpёrthimi i depove me municion luftarak, fond i cili do tё pёrdoret, si mё poshtё vijon:
– 4 500 000 (katёr milionё e pesёqind mijё) lekё, pёr riparimin e banesave private tё dёmtuara, sipas listёs dhe dokumentacionit teknik, tё hartuar dhe tё miratuar.
– 1 500 000 ( njё milion e pesёqind mijё) lekё, pёr kompensimin e dёmeve tё shkaktuara nё pronёn private, ekonomi ndihmёse tё banorёve tё zonёs.
– 600 000 (gjashtёqind mijё) lekё, pёr riparimin e dёmeve nё objekte publike.
Fondi prej 6 600 000 (gjashtё milionё e gjashtёqind mijё) lekёsh tё përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Ngarkohet prefekti i qarkut tё Gjirokastrёs pёr kontrollin e pёrdorimit tё fondeve nё pёrputhje me kёtё vendim.
Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe komuna Lopёs pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/11/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA