Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, tё pikёs 1, të nenit 29, të  ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 16, të ligjit nr.9464,        datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”,  me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Ministrisë së Shёndetёsisё, nga buxheti i miratuar për vitin 2006, nё programin “Kujdesi shёndetёsor spitalor”, t’i zbriten fondet, si mё poshtё vijon:

 

–          810 000 (tetёqind e dhjetё mijё) lekё, zёri “Shpenzime pёr mallra e shёrbime”;

–          700 000 (shtatёqind mijё) lekё zёri, “Shpenzime kapitale tё trupёzuara”.

 

2.     Kёto fonde t’i shtohen Akademisё sё Shkencave, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2006, pёr kryerjen, nga Instituti i Fizikёs Bёrthamore tё dekomisionimit e tё transportit tё njё burimi radioaktiv tё vjetёr Co-60, nga shёrbimi i radioterapisё sё Qendrёs Spitalore Universitare “Nёnё Tereza”, Tiranё, nё mjediset e Institutit tё Fizikёs Bёrthamore, si dhe kondicionimin dhe ruajtjen e tij pranё kёtyre mjediseve.

 

3.     Ngarkohen ministri i Shёndetёsisё, ministri i Financave dhe Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
22/11/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim