VENDIM Për NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 29, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 16, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri “Shpenzime personeli”, t’i shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh.
2. Fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2006, zëri “Shpenzime korente”, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
4. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
16/11/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA