Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9464, date 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.551, datë 2.8.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Numri i punonjësve buxhetorë, për vitin 2006, për ministritë dhe institucionet qendrore është 110 340 veta, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.

2. Në lidhjen nr.1, numri i punonjësve buxhetorë për Ministrinë e Drejtësisë, për periudhën gusht-dhjetor 2006, nga “2 720 punonjës” bëhet “2 740 punonjës”.
3. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
18/10/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim