Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri “Investime për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve”, t’i shtohet fondi prej 18 715 000 (tetëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekësh, për kryerjen e punimeve për rehabilitimin e sistemit kullues në zonën e Shkozetit, Durrës, fond i cili të ndahet, si më poshtë vijon:

a) Rehabilitimi i sistemit kullues në zonën e Shkozetit, Durrës, 18 215 000 (tetëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë;
b) Drejtimi dhe kolaudimi i punimeve për rehabilitimin e sistemit kullues në zonën e Shkozetit, Durrës, 500 000 (pesëqind mijë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Punimet të përfundojnë brenda muajit dhjetor të vitit 2006.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
18/10/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim