Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në shtojcën 3, të marrëveshjes së kredisë së zhvillimit, IDA 3522-ALB, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e shërbimeve bujqësore, të bëhen këto ndryshime:

 

a)     Në shkronjën “c”, të pikës 2, hiqen fjalët “…deri në shumën agregate jo më shumë se 201 000 USD, ekuivalente”.

 

b)     Në shkronjën “c”, të pikës 3, hiqen fjalët “…deri në shumën agregate jo më shumë se 99 000 USD, ekuivalente”.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
11/10/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim