Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, dhe të pikës 5, të nenit 17, të ligjit  nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t’i shtohet fondi prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për ALUIZNI-n, si pjesë e fondit të përgjithshëm prej 500 000 000 (pesëqind milionë) lekësh, i cili do të prokurohet me procedurën “Tender i hapur ndërkombëtar”, për realizimin e fotografimit ajror, dixhital. Diferenca prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh do të parashikohet në buxhetin e vitit 2007, për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

 

2.     Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t’i shtohet fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për ALUIZNI-n, për përballimin e shpenzimeve për botimin e ftesës për tender në mediat ndërkombëtare.

 

3.     Fondi prej 105 000 000 (njëqind e pesë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

 

4.     Ngarkohen Ministria e Financave, Ministrisa e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ALUIZNI për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
11/10/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim