Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 17, të ligjit  nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.      Lejimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, që, për fondin prej 20 158 992 (njëzetë millionë e njëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nentedhjetë e dy), lekësh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë “AME”, shpk, Tiranë, për rikonstruksionin e tarracës së Pallatit të Brigadave.

 

2.      Mbikëqyrja e punimeve të kryhet nga subjekti i licencuar, person fizik, ing. Ilir Kenaj.

 

3.      Ky fond të përballohet nga buxheti i vitit 2006, miratuar për Këshillin e Ministrave, zëri “Investime”.

 

4.      Ngarkohen Ministria e Financave, aparati i Këshillit të Ministrave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zabtimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
11/10/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim