Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9464,    datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.       Numri i punonjësve buxhetorë të Ministrisë së Brendshme, në vendimin nr.551, datë 2.8.2006, të Këshillit të Ministrave, për periudhën gusht-dhjetor 2006 të bëhet 15 844 veta.

 

2.       Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data   2 gusht 2006.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
04/10/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim