VENDIM Për LEJIMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË” ME QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “IBNI SINA HASTANESI SIHHIYE”, ANKARA, TURQI, PËR KRYERJEN E TRANSPLANTIT TË VESHKËS PËR 13 SHTETAS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që, për fondin prej 18 500 000 (tetëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekësh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë” me qendrën spitalore universitare “Ibni Sina Hastanesi Sihhiye”, Ankara, Turqi, përmes shoqërisë Enar Saglik ve Egitim Hiz. Ltd, Ankara, Turqi, për kryerjen e transplantit të veshkës për 13 shtetas.
2. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
04/10/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA