Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:


1. Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh.2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Akademia e Shkencave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
04/10/2006

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim