VENDIM

Për

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZONJËS EVGJENI KOTE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror zonjës Evgjeni Kote, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
27/09/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim