Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, dhe të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Lejimin e Entit Kombëtar të Turizmit, që, për botimin ndërkombëtar të faqes së promocionit të turizmit shqiptar, përkatësisht, në gazetën “International Heralde Tribune” dhe në revistën “CNN Traveller Magazine”, sipas preventivit, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë” për fondin prej              3 136 500 (tre milionë e njëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind) lekësh, të ndarë, si më poshtë vijon:

 

Me shoqërinë “INTERCOM”, shumën 2 583 000 (dy milionë e pesëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekë;

Me shoqërinë “ESUBSTANCE-INK PUBLISHING”, shumën 553 500 (pesëqind e pesëdhjetë e tre mijë e pesëqind) lekë.

Ngarkohet Enti Kombëtar i Turizmit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
27/09/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim