VENDIM Për NJË SHTESË FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME DHE DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE PËR VEPRIMTARITË NDËRKOMBËTARE, QË DO TË ORGANIZOHEN NË KUADËR TË PRESIDENCËS SHQIPTARE TË NISMËS SË EUROPËS QENDRORE NEQ/CEI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në buxhetin e vitit 2006, miratuar për ministritë dhe institucionet e përmendura në pikën 2, të këtij vendimi, të shtohet fondi prej 55 350 000 (pesëdhjetë e pesë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për zhvillimin e veprimtarive ndërkombëtare, që do të organizohen në Tiranë, në periudhën shtator-nëntor 2006, në kuadër të presidencës shqiptare të Nismës së Europës Qendrore NEQ/CEI.
Ky fond të ndahet, si më poshtë vijon:
Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës t’i shtohet fondi prej 12 300 000 (dymbëdhjetë milionë e treqind mijë) lekësh, për organizimin e SEF (Summit Economic Forum) dhe të takimit të ministrave të ekonomisë së vendeve anëtare të NEQ/CEI;
Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, pranë Këshillit të Ministrave, t’i shtohet fondi prej 6 150 000 (gjashtë milionë e njëqind e pesëdhjetë mijë) lëkësh, për disa riparime të shpejta në Pallatin e Brigadave;
Ministrisë së Punëve të Jashtme t’i shtohet fondi prej 36 900 000 (tridhjetë e gjashtë milionë e nëntëqind mijë) lekësh, për realizimin e veprimtarive të Këshillit të Ministrave, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të nismës të Nismës së Europës Qendrore NEQ/CEI.
Për përgatitjen dhe organizimin e këtyre veprimtarive, me urdhër të Kryeministrit, të ngrihet sekretariati i presidencës shqiptare të Nismës së Europës Qendrore.
Fondi prej 55 350 000 (pesëdhjetë e pesë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, pranë Këshillit të Ministrave, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/09/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA