VENDIM Për DISA SHTESA NË KUOTAT KRYESORE TË PRANIMIT TË STUDENTËVE NË UNIVERSITETIN USHTARAK “SKËNDERBEJ”, PËR VITIN AKADEMIK 2006-2007
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 31, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në kuotat kryesore të pranimit në universitetin ushtarak “Skënderbej”, për vitin 2006-2007, të shtohen edhe 20 (njëzet) studentë, kuotë e cila të ndahet ndërmjet fakulteteve, si më poshtë vijon:
Fakulteti i Menaxhimit, dega
Administrim-Biznes, 15 (pesëmbëdhjetë) studentë.
Fakulteti Teknik, dega Inxhinieri
Elektronike, 5 (pesë) studentë.
Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/09/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA