Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Lista, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përbëhet nga 52 (pesëdhjetë e dy) fletë.

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
15/09/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim