VENDIM Për MIRATIMIN E NDRYSHIMEVE NË MARRËVESHJEN E GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR (IFAD), PËR PROGRAMIN PËR LEHTËSIMIN DHE FUTJEN E FERMERËVE NË TREGJET E ZONËS BALLKANIKE
8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e ndryshimeve në përdorimin e fondeve, në marrëveshjen e grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), për programin për lehtësimin dhe futjen e fermerëve në tregjet e zonës Ballkanike, sipas kategorive:
a) Kategoria “Trajnime, studime dhe asistencë teknike”, pjesa A, rritet me 14 742 (katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e dy) dollarë amerikanë.
b) Kategoria “Zhvillimi dhe zbatimi i bazës së të dhënave të informacionit të agrobiznesit”, pjesa A, pakësohet me 14 742 (katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e dy) dollarë amerikanë.
c) Kategoria “Trajnime, studime dhe asistencë teknike”, pjesa B, rritet me 5 000 (pesë mijë) dollarë amerikanë.
ç) Kategoria “Zhvillimi dhe zbatimi i bazë së të dhënave të informacionit të agrobiznesit”, pjesa B, pakësohet me 5 000 (pesë mijë) dollarë amerikanë.
2. Përkufizimi “Trajnime, studime dhe asistencë teknike”, skeduli 2, paragrafi i dytë, përfshin studime, veprimtari trajnuese dhe asistencë teknike edhe për përfundimin e zbatimit të planbiznesit strategjik të Fondit të Financimit të Zonave Malore.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/09/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA