Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, dhe të neneve 124 e 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në fund të pikës 1, të vendimit nr.55, datë 28.1.2005, të Këshillit të Ministrave, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“…me përjashtim të katit përdhe të ndërtesës së këtij reparti, me një sipërfaqe ndërtimi 680 m2 , sipas planimetrisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, i cili do të mbetet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të përdoret nga spitali i Elbasanit, për ofrimin e kujdesit shëndetësor në shërbimin infektiv.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
07/09/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim