Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që, për fondin e vet, në lekë, të barazvlefshëm me shumën 38 500 (tridhjetë e tetë mijë e pesëqind) euro, të miratuar në buxhetin e vitit 2006, të kryejë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë turke “Polinas Plastik Sanayii ve Ticareti A.S. Manisa-Turkiye”, shpk, për blerjen e 5 milionë copëve pulla me hologramë, të cilat do të vendosen në tekstet shkollore, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për të qenë të lejueshme për t’iu shitur nxënësve në shkolla.

2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
31/08/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim