Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, « Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë », dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006 », me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri « Investime », t’i shtohet fondi prej 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekësh, për mbështetjen e aksionit të UNESCO-s, « Për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e pasurive të trashëgimisë kulturore të Kosovës ».

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
23/08/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim