Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 3 e 5, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Lejimin e KESH, sha-së, që, për fondin e vet limit prej 280 606 (dyqind e tetëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtë) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë Andritz A.G., për financimin e punimeve hidromekanike në agregatin nr.2, në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESH, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
26/07/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim