VENDIM Për NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 345, DATË 7.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, PËR VËNIEN NË GATISHMËRI TË SISTEMIT TË UJITJES NGA BORDET E KULLIMIT, BRENDA ZONËS SË SHËRBIMIT TE KULLIMIT, SI DHE LEJIMIN E PËRDORIMIT TË PROCEDURËS “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË””
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të neneve 6 e 39, të ligjit nr. 8518, datë 30. 7. 1999 “Për ujitjen dhe kullimin”, të neneve 21 e 27, të ligjit nr. 8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërise”, të nenit 12, të ligjit nr. 9464, datë 28. 12. 2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik ”, të ndryshuar, dhe të neneve 124-128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në listën e objekteve të infrastrukturës së ujitjes, që duhet të vihen në gatishmëri për sezonin ujitës 2006, që i bashkëlidhet vendimit nr. 345, date 7.6.2006, të Këshillit të Ministrave, në numrin rendor 5, “Bordi i Kullimit, Gjirokastër”, vlerat e objekteve të jenë, si më poshtë vijon:
Nr. | Bordi i kullimit | Emërtimi i objektit |
Vlera e objektit në 000/lekë |
5 | GJIROKASTËR | 7000 | |
1 | Kanali ujitës Beduqas-Përmet | 4700 | |
2 | Vënia në punë e stacioneve të pompimit | 2300 |
2. Ngarkohen ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/07/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA