VENDIM Për MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË PEQIN, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Peqin, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.
Lista me 53 (pesëdhjetë e tre) fletë përfundon me numrin rendor 334 (treqind e tridhjetë e katër).
Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/07/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA