Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të pikës 3, të nenit 8,të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Shëngjin, të qarkut të Lezhës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

 

Lista me 55 (pesëdhjetë e pesë) fletë përfundon me numrin rendor 362 (treqind e gjashtëdhjetë e dy).

 

Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
19/07/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim