VENDIM

Për

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN BICAJ, TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Bicaj, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 44 (dyzet e katër) fletë përfundon me numrin rendor 250 (dyqind e pesëdhjetë).

Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
19/07/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim