VENDIM Për DHËNIE NDIHME EKONOMIKE DISA FAMILJEVE, NË KOMUNËN BRADASHESH, TË QARKUT TË ELBASANIT
VENDIM
Për
DHËNIE NDIHME EKONOMIKE DISA FAMILJEVE, NË KOMUNËN BRADASHESH, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 19 e 43, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e ndihmës ekonomike, në shumën 38 218 105 (tridhjetë e tetë milionë e dyqind e tetëmbëdhjetë mijë e njëqind e pesë) lekë, familjeve, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Vidhas-Kombinati Metalurgjik, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ky fond të përballohet nga fondi i miratuar me vendimin nr.762, datë 6.12.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Rrogozhinë-Elbasan (Papër-Vidhas dhe Vidhas-Kombinati Metalurgjik).”.
3. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/06/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA