V E N D I M PËR LEJIMIN E MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR MARRJEN E SHËRBIMEVE TË KËSHILLIMIT DHE PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR KËTË MINISTRI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 3 e 5, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që për fondin prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), për marrjen e këshillimit për rishikimin e legjislacionit në fushën e koncesioneve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, për zbatimin e tij.
2. Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t’i shtohet fondi prej 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh, për realizimin e këtij prokurimi. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të parashikojë në buxhetin e vitit 2007, pjesën tjetër të fondit, të nevojshëm për realizimin e këtij prokurimi, në shumën prej 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekësh.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/06/2006
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA