Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të  ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464,  datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Këshillit të Ministrave, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, në zërin “Shpenzime kapitale”, t’i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, i cili të përdoret nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për:

a)rikonstruksionin e rezidencës qeveritare, Pogradec, 5 500 000 (pesë milionë e pesëqind mijë) lekë;

b)blerje pajisjesh dhe orendish për vilat në rezidencat e kësaj drejtorie  4 500 000 (katër milionë e pesëqind mijë) lekë.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
07/06/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim