Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërise”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t’i shtohet fondi prej 173 000 000 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të blerjes së pasaportave shtesë për jashtë shtetit, sipas kontratës, si dhe të materialeve të konsumit, të nevojshme për lëshimin e tyre.

 

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

 

3. Të ardhurat e përfituara nga shitja e pasaportave të derdhen 100 për qind në buxhetin e shtetit.

 

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
10/05/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim