VENDIM Për DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 244, DATË 7.3.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TE PUNONJËSVE NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE, PËR VITIN 2007″, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
Për
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 244, DATË 7.3.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TE PUNONJËSVE NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE, PËR VITIN 2007”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.244, datë 7.3.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1 shifra “102 206” zëvendësohet me “102 209”.
2. Në lidhjen nr.l, që i bashkëlidhet vendimit në fuqi, numri i punonjësve, për Ministrinë e Integrimit, për periudhën tetor-dhjetor 2007, bëhet 69 veta.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/12/2007
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA