Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e një ndihme të menjëhershme financiare, në masën  400 000 (katërqind mijë) lekë,  familjes së Eklend Astrit Ismailit.

 

  1. Ky fond të përballohet nga buxheti i vitit 2007, grupi 25, titulli 10430,    kap 1, artikulli 606, “Transferta të brendshme”, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

 

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
29/11/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim