Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.244, datë 7.3.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

a)      Në pikën 1, numri  “102 183” zëvendësohet me “102 236”.

b)      Në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet vendimit, numri “1105”, i punonjësve të miratuar për periudhën 1 qershor – 31 dhjetor për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zëvendësohet me “1158”.

2. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
24/10/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim