Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr 9645, datë  27.11.2006, ”Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.  Në buxhetin e vitit 2007, miratuar për Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të transferohet, nga programi 04260 “Administrimi i pyjeve” te programi 04230 “Mbështetje për peshkimin”, zëri “Investime”, “Kosto lokale” dhe “TVSH”, fondi prej 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekësh, nga i cili:

a) 5 200 000 (pesë milionë e dyqind mijë) lekë, shtesë TVSH-je, dhe 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, shtesë kosto lokale, për  projektin pilot të zhvillimit të peshkimit, financuar me kredi nga Banka Botërore;

b) 5 900 000 (pesë milionë e nëntëqind mijë) lekë, shtesë kosto lokale, dhe 300 000 (treqind mijë) lekë, shtesë TVSH-je, për projektin e ndërtimit të Portit të Peshkimit, Durrës.

2.  Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


29/09/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim