Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin, në Itali, të z. Artur Mici.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Pagesa të bëhet kundrejt paraqitjes së faturave origjinale të institucioneve të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/09/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim