Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të objektit, ndërtesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, nga Ministria e Brendshme te Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, sipas formularit për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe planit të rilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
28/06/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim