Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Përjashtimisht, për Shërbimin Informativ të Shtetit afatet “janar-31 maj” dhe “1 qershor-dhjetor”, të përcaktuara në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet vendimit nr.244, datë 7.3.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve në ministritë dhe institucionet qendrore, për vitin 2007”, bëhen “janar-30 qershor” dhe “1 korrik-dhjetor”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/06/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim