Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 21, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t’i shtohet fondi prej 69 000 000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë) lekësh, përkatësisht, 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për shpenzime korrente, dhe 54 000 000 (pesëdhjetë e katër milionë) lekë, për shpenzime kapitale.

2. Fondi prej 69 000 000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë .

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
30/05/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim