Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 21, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Këshillit të Ministrave, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, zëri “Shpenzime korrente”, t’i shtohet fondi prej 36 100 000 (tridhjetë e gjashtë milionë e njëqind mijë) lekësh.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Kryeministria për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
30/05/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim