Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (SHAPE), për sigurimin e mbështetjes së shtetit pritës, për realizimin e stërvitjeve të bashkëpunimit, LONGBOW dhe LANCER, 2007”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS NË EUROPË (SHAPE), PËR SIGURIMIN E MBËSHTETJES SË SHTETIT PRITËS, PËR REALIZIMIN E STËRVITJEVE TË BASHKËPUNIMIT, LONGBOW
DHE LANCER, 2007

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (SHAPE), për sigurimin e mbështetjes së shtetit pritës, për realizimin e stërvitjeve të bashkëpunimit, LONGBOW dhe LANCER, 2007.
Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI
25/05/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim