Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 29, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrive dhe institucioneve buxhetore, në buxhetet e miratuara për vitin 2007, t’u shtohet fondi 163 774 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër mijë) lekë, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për kryerjen e pagesës së shtresave në nevojë, për mbrojtjen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

2. Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, programi “Mbrojtja sociale” (Gr.25, Tit.10430, Kap.1, Art.606), t’i pakësohet fondi prej 163 774 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër mijë) lekësh.

3. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Financave dhe të gjitha institucionet e përmendura në pikën 1, të mësipërme, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
16/05/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim