Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, zëri “nr.602 – Përfaqësitë diplomatike”, t’i shtohet fondi prej 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekësh, për financimin e fushatës së Këshillit të Europës, “Të gjithë të ndryshëm – të gjithë të barabartë”.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
09/05/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim