Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», dhe tё nenit 8, tё ligjit nr.9645, datё 27.11.2006, « Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2007 », me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2007, zёri « Shpenzime operative », t’i shtohet fondi prej 2 800 000 (dy milionë e tetëqind mijë) lekësh, pёr mbulimin e pjesshёm tё shpenzimeve pёr kurimin e zj. Eva Vrapi, në Itali.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Pagesa tё bëhet pas paraqitjes sё faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
09/05/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim