Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t’i shtohet fondi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh, për shpenzime operative në fondin e pakushtëzuar, për financimin e Kolegjit Zgjedhor.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
04/04/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim