Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t’i shtohet fondi prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekësh, për financimin e zgjedhjeve të pjesshme parlamentare, në zonën zgjedhore nr.26, Shijak, më 11 mars 2007.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA
14/03/2007

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim