Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, « Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë », dhe tё  ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

  1. Shpërndarjen e fondeve, të miratuara, për Ministrinë e Shëndetësisë, me vendimin nr.1034, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, « Për një shtesë fondi, në buxhetin e vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë, për mbulimin e shpenzimeve, për kryerjen e transplantit të veshkës, për disa shtetas, në Ankara, Turqi”, të ndryshuar, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit, të fëmijës Regina Murati.

 

  1. Efektet financiare në këtë rast, të përballohen nga fondet e papërdorura, dhënë Ministrisë së Shëndetësisë, me vendimin nr.1034, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave.

 

  1. Pagesa të kryhet pas paraqitjes së faturave origjinale nga institucioni i kurimit.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
24/12/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim